Të paguash nga interneti, një “hobi” që tani po aplikohet gjithmonë e më shumë

Të paguash nga interneti, një “hobi” që tani po aplikohet gjithmonë e më shumë
Dikur, për të kryer çfarëdolloj pagese, shqiptarëve iu duhej që të shkonin patjetër në sportelet e bankës, nëse dispononin një llogari brenda saj. Por tani kohët duket se janë ndryshuar edhe për këto të fundit.

E thënë ndryshe, edhe vetë veprimet me llogaritë bankare si të tilla, janë “modernizuar”, duke bërë që qytetarët të përpiqen të gjejnë zgjidhje më të shpejta, përmes tyre, pa humbur kohë dhe duke i shfrytëzuar ato në të njëjtën kohë.

Mjafton të përmendur këtu për shembull rastin e llogarive bankare, të cilat mund të jenë të aksesueshme edhe nga interneti.

Kështu, numri i tyre rezulton se është mjaft i shtuar kohët e fundit, duke treguar kështu se qytetarët po i aplikojnë gjithmonë e më shumë veprimet financiare përmes tyre, pa iu dashur fare që të dalin nga shtëpia apo zyra. Mjafton vetëm një klik...

Kështu, sipas të dhënave, rezulton se numri i të tilla llogarive ka qenë në një shifër prej 209 mijë të tillash në fund të vitit të kaluar.

Një shifër kjo që është gati 20-fishuar, po ta krahasosh me realitetin e një dekade më parë, kur numëroheshin vetëm 11 mijë të tilla në total.

Për të arritur tek viti 2013, kur mund të thuhet se ato patën një shtim të dukshëm në numër, për të arritur në rreth 100 mijë të tilla, ose gjysma e atyre që janë të disponueshme aktualisht dhe që thuhet se kanë njohur një shtim akoma edhe më të madh në të dhënat statistikore të këtij viti që po mbyllet.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: