"Të fortët" e Elbasanit nën hetim, Krimet e Rënda kërkojnë verifikimin e pasurisë për fisin Çapaj

"Të fortët" e Elbasanit nën hetim, Krimet e Rënda kërkojnë verifikimin e pasurisë për fisin Çapaj
13 persona nga familja Çapaj dhe miq të tyre po kalojnë në sitën e verifikimit të pasurisë, pasi ka dyshime se ato janë formuar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një shkresë që mban datën 30 maj 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon Ministrisë së Brendshme dhe konkretisht gjendjes civile të japë të dhëna mbi certifikatat personale, familjare dhe të trungut familjar për: Tom (Tomorr) Çapja (Papa), Arian Çapja, Florenc Çapja, Bledar Muça, Enver Çapja, Fejzullah Çapja, Ambri Sinakolli Erion Çapja, Vladimir Çapja, Ermira Kushi, Ymer Koseni, Sajmir Serjani dhe Fatmir Koseni.

Në nëntor të 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar verifikimin pasuror për ta duke kërkuar informacion nga shumë institucione për të parë nëse pasuritë e tyre si hotele, vila dhe truall toke dhe llogari bankare janë krijuar nga të ardhura të ligjshëm. Pasuritë e kësaj familjeje janë kryesisht në Elbasan por edhe në qytete të tjera.

Përveç hetimeve nga ana e prokurorisë, fisi Çapja po kalon edhe në sitën e Task-forcës special “Forca e Ligjit”, e cila ka në fokus goditjen e grupeve të strukturuara kriminale.

Elbasani kohët e fundit është kthyer në një vatër të nxehtë konflikti mes familjeve kriminale. Për siguruar rendin në këtë qytet pas përplasjeve të shpeshta u ristrukturua policia vendore. Gjatë një vizitë në këtë qytet në prill ministri I brendshëm Fatmir Xhafaj tha se policia do ua nxijë jetën grupeve kriminale që zhvillojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm në Elbasan.

Fisi Çapja ka qenë shpesh objekt I kronikave të zeza për shkak të atentateve të shumta dhe viktimave. Ato e kanë zanafillën në vitin 2005, por përplasja më e madhe ka ndodhur në janar të vitit 2016 ku mbetën të vrarë në një lokal 3 pjesëtarë të fisit Çapja./GSH

Shpërndajeni me miqtë tuaj: