Tatimet: Biznesi i vogël në TVSH, ja ç’duhet të keni parasysh

Tatimet: Biznesi i vogël në TVSH, ja ç’duhet të keni parasysh
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar hapat që do të ndjekë biznesi i vogël që ka hyrë në TVSH për deklarimet.

Sa i përket deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, afati i fundit është data 14 korrik, por duke qenë se është fundjave, shtyhet për të hënën, datë 16 korrik.

“Deri në këto momente janë 11.700 tatimpagues të cilët duhet të plotësojnë deklaratën e TVSH. Nga 11.700 janë rreth 60% e tyre të plotësuara nga të gjithë tatimpaguesit me fashën 2-5 milionë lekë. Afati i fundit është data 14, pra ka ende kohe për tatimpaguesit dhe mund të përmbushin këtë deklarim”, tha drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero.

Duke shtuar se tatimpaguesit që nuk kryejnë në kohë deklarimin, do të penalizohen për çdo deklaratë të padorëzuar, deri në 5 mijë lekë. Ndërsa për ata që e plotësojnë deklaratën me gabime nuk do të ketë penalitete.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: