TALENTI SHQIPTAR/ Bologna i merr Romës Kastratin

TALENTI SHQIPTAR/ Bologna i merr Romës Kastratin
Lirim Kastrati, ish lojtar i Kombëtares shqiptare U-17, i cili më pas vijoi karrierën me përfaqësuesen e Kosovës duke u përzgjedhur edhe te ekipi A, bëri lëvizjen më të bujshme në karrierë.

Pjesë e ekipit të të rinjve të Romës, mbrojtësi 19-vjeçar u ble nga Bolonja.

Trajneri Filippo Inzaghi po kërkon në ekipin e parë të ketë sa më shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar, çka Kastrati përmbushte qëllimet e tij, duke i afruar edhe një kontratë 3-vjeçare.

Pritet thjesht zyrtarizmi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: