Syzet e diellit te fëmijët, jo modë por domosdoshmëri

Syzet e diellit te fëmijët, jo modë por domosdoshmëri
Aparati vizual i fëmijëve fillon zhvillimin e tij nga lindja deri në moshën 7-8 vjeç, kështu që është evidente dhe se sa e nevojshme është për t’i mbrojtur ato, në çdo rast që janë në kontakt direkt me rrezet e diellit

Rrezet e forta të diellit mund të jenë të dëmshme, jo vetëm për lëkurën e fëmijës, por dhe për sytë. Për mbrojtjen e lëkurës është e rëndësishme që të përdorim sa më shumë kremra mbrojtës, ndërsa për sytë duhet t’i mësojmë fëmijët të mbajnë syze. Kujtojmë se, aparati vizual i fëmijëve fillon zhvillimin e tij nga lindja deri në moshën 7-8 vjeç, kështu që është evidente dhe sa e nevojshme është për t’i mbrojtur ato, në çdo rast që janë në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Para së gjithash të forta, por në të njëjtën kohë te lehta, në mënyrë që të mos i sjellin bezdi fëmijëve. Lentet duhet të jenë rezistente ndaj gërvishtjeve dhe të sigurojnë një fushë të gjerë vizive, sa për të mbuluar të gjithë syrin e fëmijës. Sa i takon skeletit, duhet të jetë i butë, i padeformueshëm, pasi kujtojmë se fëmijët shpesh i vënë gjërat në gojë. Bishtat duhet të jenë elastike dhe aderente.

Syzet e fëmijëve në dukje mund të duken si lodër, por duhet të kuptojmë rëndësinë që kanë, pasi sytë e tyre janë më të ndjeshëm, krahasuar me ato të të rriturve.

Në fakt, rrezet diellore ndikojnë drejtpërdrejt në retinën e syrit te fëmijëve, prandaj gjithmonë rekomandojmë një pale syze dielli të mira me lente të mira, të pajisura me një filtër kundër rrezatimit ultravjollcë dhe rrezatimit. Përveç përdorimit të syzeve, është e rëndësishme që fëmija të vërë një kapelë me një buzë të gjerë.

Kur blini syze dielli, është mirë të mbani parasysh disa masa paraprake: prania e shenjës CE, është një garanci jo vetëm që ky produkt është në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian, por dhe garanton një mbrojtje të mirë nga rrezet ultravjollcë. Kushtojini vëmendje materialit të përdorur, i cili duhet të jetë absolutisht jo toksik në kontakt me lëkurën. Madhësia duhet të jetë e tillë që të mbulojë tërësisht syrin.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: