SULMUESI/ Sadiku te Aris në Greqi?

SULMUESI/ Sadiku te Aris në Greqi?
Armando Sadiku mund të vazhdojë karrierën në Greqi.

Futbollisti i Kombëtares, 27-vjeç u transferua nga Legia Varshavë te Levante në janar të këtij viti, por nuk u aktivizua sa duhej në La Liga.

Pas mbylljes së këtij sezoni ai është në kërkim të një klubi tjetër gjatë verës.

Aris i Selanikut kërkon të ketë Armando Sadikun si përforcim të bujshëm gjatë kësaj vere.

Klubi i Levante, me të cilin Sadiku nënshkroi për tre sezone, dëshiron të huazojë sulmuesin.

Më herët Sadiku ka luajtur në Zvicër nga 2011 në 2017, duke përfshirë klube si Zurich dhe Lugano.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: