Suedia në çerekfinale, Zvicra nuk kalon “kufirin”. Analiza e “Blick”: Dështuan shqiptarët

Suedia në çerekfinale, Zvicra nuk kalon “kufirin”. Analiza e “Blick”: Dështuan shqiptarët
Analiza e “Blick”: Ata që kishin vetëbesim të madh dhe pretendojnë të jenë futbollistë të klasit botëror dështuan, një si Granit Xhaka, apo një tjetër si Xherdan Shaqiri

Suedia, si finaliste e Kupës së Botës 1958 dhe gjysmë-finaliste e botërorit USA 94, arriti suksesin e tretë më të madh në histori, duke prekur çerekfinalet në botërorin “Rusi 2018”.

Pasi la jashtë ekipe si Holanda dhe Italia dhe eliminoi Gjermaninë në të njëjtin grup, radhën e pati Zvicra.

Përjetësisht në kërkim të çerekfinaleve të Kupës së Botës, i tillë ishte përfundimi i Zvicrës, pas disfatës së hidhur kundër një Suedie modeste.

U paraqit “e frikësuar” në fushë Zvicra, që kërkonte maksimumin e brezit të saj të artë.

Suedia kishte një Emil Forsberg, që vendosi fatet e takimit, ndonëse goli i tij u devijua nga një mbrojtës.

Suedia mund të kishte realizuar golin e dytë në shtesë, por gjyqtari anuloi 11-metërshin duke dhënë goditje dënimi, si dhe nxori me karton të kuq Lang.

Zviceranët edhe pse me më shumë talent, më shumë potencial, më shumë klas, nuk dhuruan absolutisht asgjë për t’u parë.

Dëshpërimi në fund të fundit, pas një ndeshje pa shumë frymëzim, shoqëroi ekipin pas eliminimit në të gjashtëmbëdhjetat e këtij Kampionati Botëror.

Topat stereotipikë të ngritur kundër shpatullave të fuqishme suedezë dëshmuan për një naivitet taktik, që zviceranët gabimisht menduan se i kishim kapërcyer.

Ndeshja e fundit tregoi një raport jo shumë të mirë mes ekipit dhe trajnerin Vladimir Petkoviç. Nga kjo optikë, ekipi zviceran ishte disi i maskuar kundër Suedisë.

Eliminimi ishte i dhimbshëm për Zvicrën dhe trajneri pritet të mbajë i pari përgjegjësitë. Por jo vetëm!

Pas botërorit 2006 dhe 2014 Zvicra dështon përsëri në raundin e dytë. Këtë herë jo kundër një ekipi elitar si Argjentina. Prandaj finalet e këtij Botërori ishin një hap i qartë prapa për Zvicrën, që duket se i ka arritur kufijtë e saj.

“Mbi të gjitha, ata që kanë një vetëbesim të madh dhe pretendojnë të jenë futbollistë të klasit botëror kanë dështuar. Një si Granit Xhaka, apo një tjetër si Xherdan Shaqiri. Ata nuk kishin influencë. Sigurisht që nuk ishin figura udhëheqëse,” – nënvizonte në analizën e saj “Blick”.

Pas eliminimit të Zvicrës, përgjegjësia kryesore bie përveç trajnerin edhe mbi  futbollistët kryesorë të saj, me origjinë shqiptare, prej të cilëve pritej më shumë.

Suedi-Zvicër 1-0

Shënues: Emil Forsberg

Suedia: Olsen, Lustig (Krafth 82’), Lindelof, Grankvist, Augustinson, Ekdal, Svenson, Klaeson, Forsberg (Olsson 80’), Toivonen, Berg (Thelin 90’). Trajner: Janne Andersson

Zvicra: Somer, Lang, Xhuru, Akanji, Rodriguez, Xhaka, Behrami, Shaqiri, Xhemaili (Seferovic 73’), Zuber (Embolo), Dërmirç. Trajner: Vladimir Petkovic

Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: