Suad Lici gradohet “komandant” te Vllaznia, pritet zyrtarizimi i trajnerit Lika

Suad Lici gradohet “komandant” te Vllaznia, pritet zyrtarizimi i trajnerit Lika
Vllaznia pas shqyrtimit të disa kandidaturave emëroi në postin e administratorit ish-futbollistin e saj të dekadës së kaluar, Suad Licin.

Klubi shkodran vendosi për të, për hir të eksperiencës shumëvjeçare që ka kaluar me Vllazninë, apo edhe me ekipet e tjera shqiptare si Tirana, por edhe me Kombëtaren shqiptare.

Nga ana tjetër, formimi i tij akademik dhe suksesi në sipërmarrjet private bindën klubin shkodran që t’i besojë e detyrën e administratorit.

Detyra kryesore e Suad Licit është rikthimi i Vllaznisë brenda një sezoni në elitën e futbollit shqiptar.

Pas emërimit të tij pritet të zyrtarizohet edhe trajneri i ri, Hasan Lika.

Ish-trajneri i Luftëtarit mori një ofertë dhe pritej një takim me sapo të zgjedhurin Suad Lici, mbi objektivat dhe planin e së ardhmes së ekipit.

Vllaznia ra në një kategori më poshtë pas mbylljes së këtij sezoni, rënie që u shoqërua me ndryshime në klub.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: