SPANJË/ Miqësoret “dënojnë” Armando Sadikun të largohet 

SPANJË/ Miqësoret “dënojnë” Armando Sadikun të largohet 
Sulmuesi kryesor i Kombëtares shqiptare deri në fund të kualifikueseve të botërorit, Armando Sadiku, ende mbetet i paqartë për të ardhmen e tij.

Ai ka edhe dy vite kontratë me Levante, por po testohen në miqësoret e fundit ku edhe nuk ka arritur dot as të zërë vendin e titullarit dhe as të shënojë ndonjë gol.

Trajneri Pako Lopez pas 15 minutave që e aktivizoi ndaj Zvolle, i dha mundësi Sadikut në miqësoren e radhës me Fejnord të aktivizohej 30 minuta.

Por Levante humbi 2-1 dhe Sadiku nuk spikati as në këtë takim miqësor.

Duket se largimi i tij është i detyrueshëm.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: