Spanja pa trajner, i përkohshmi Fernando Hierro deklarohet “i papunë”

Spanja pa trajner, i përkohshmi Fernando Hierro deklarohet “i papunë”
Fernando Hierro, trajneri që drejtoi Spanjën në finalet e Kupës së Botës Rusi 2018, është tërhequr nga drejtimi i mëtejshëm i kombëtares dhe hodhi poshtë ofertën për të mbetur drejtor sportiv.

Hierro u përball me kritika pasi zëvendësoi në mënyrë surprizë Julen Lopetegui, i shkarkuar dy ditë para finaleve të këtij turneu.

Kampionët e botës së vitit 2010 u eliminuan me penallti nga Rusia në 1/16-at e Kupës së Botës.

Hierro, 50-vjeç, tha se ka vendosur të shohë për horizonte të reja.

Ai gjithashtu konfirmoi se nuk do të kthehet në postin që mbante te Real Madrid, ndërsa Spanja zhgënjeu në Rusi, duke shënuar vetëm një fitore minimale në fazën e grupeve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: