Si të largoni erën e keqe nga goja

Si të largoni erën e keqe nga goja
Mos neglizhoni perimet jeshile

Këto perime do ekuilibrohen me acidet në gojë dhe do shmangin erën e keqe. Konsumoni mollë dhe produkte të tjera kërcitëse. Molla, selinoja dhe karotat largojnë ushqimet e mbetura nëpër dhëmbë dhe largojnë kështu bakteret.

Pini sa me shume ujë

Uji pastron gojën, mban larg bakteret dhe e bën trupin të funksionoje si duhet. Pijet energjike, ato me gaz dhe vajrat e ftohtë mund të përmbajnë acid citrik i cili jo vetëm shkakton erë të keqe në gojë, por dëmton edhe smaltin e dhëmbëve.

Përtypni gjethe mente ose majdanoz

Nëse doni të keni një frymëmarrje edhe më të freskët, vini në një qese pak mente ose majdanoz dhe më pas futeni në ngrirje.

Mbajeni here pas here me vete atë dhe përtypni nga pak.

Konsumoni probiotike

Ata do sjellin në trup enzima të mira të cilat tresin ushqimet dhe shmangin rrezikun e fermentimit të ushqimeve në stomak.

Lani dhëmbët dhe përdorni fillin dentar

Larja e dhëmbëve duhet të bëhet pas çdo vakti dhe nuk duhet kurrsesi të mungoje filli dentar i cili largon ushqimin tek ato vende ku nuk depërtojnë dot fijet e furçës.

Përdorni shpëlarës goje pa alkool

Alkooli than gojën dhe shumon bakteret.

Përtypni çamçakëz pa sheqer

Përtypja e çamçakëzit stimulon prodhimin e yndyrës e cila me pas largon disa baktere nga

dhëmbët.

Pastrojeni mire gjuhën

Pastrojeni mire gjuhën kur lani dhëmbët sepse disa baktere ngelen atje dhe shkaktojnë erë të

keqe.

Përdorni buzëkuq me arome

Ai nuk do largojë erën e keqe tërësisht, por do e “maskojë” atë disi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: