Shtatë tradita martese që vijnë nga besëtytnitë

Shtatë tradita martese që vijnë nga besëtytnitë
Nga Sara di Costanzo

Martesa është një moment i mbushur me emocione dhe rituale që e bëjnë unike dhe të veçantë. Por shumë prej ritualeve, në fakt, vijnë nga besimet e lashta ...

Ka disa gjëra me të cilat një nuse e di me siguri se duhet të përballet në fillimin e dasmës: nga zgjedhja e veshjes, deri te ajo e këpucëve, stili i flokëve dhe buqeta. Për t'i bërë gjërat më mirë, ne duhet të organizojmë veten paraprakisht, por ka gjëra që, për aq sa ne mund t'i bëjmë ata në listën tonë të detyrave, përfaqësojnë ritualet thelbësore për çdo martesë që nuk dimë as t'i shpjegojmë. Dhe e dini pse? Për shkak se ato rrjedhin nga besëtytnitë e lashta që, me kalimin e kohës, kanë gjetur formën e tyre më "moderne". Le të shohim së bashku disa prej tyre:

  1. Një gjë dhuratë, një gjë e huazuar, një gjë e kaltër ...

Të gjithë e kemi dëgjuar duke thënë të paktën një herë: kur martohesh, do të të duhet: një dhuratë, një gjë e huazuar, një gjë e re, një e vjetër dhe një ngjyrë blu. Por a e dini se secili prej tyre ka një arsye për të ekzistuar rrënjosur në të kaluarën? Ja çfarë thonë ato: Një dhuratë për të kujtuar gjithmonë dashurinë e njerëzve të afërt, një gjë blu si simbol i sinqeritetit dhe pastërtisë, një gjë e re si urim i mirë për jetën e re që po nis, një gjë e vjetër për të mos harruar rëndësinë e së shkuarës, një gjë e dhënë borxh për të mos harruar se miqtë do të të mbeten pranë.

  1. Hedhja e orizit

Sapo festohet ceremonia e dasmës, nusja dhe dhëndri lënë kishën ose ndërtesën dhe, duke pritur ata të dalin janë familjarët dhe miqtë, ata do të gjejnë një kaskadë orizi që do t’i mbulojë. Por pse ndodh ky rit? Sepse në kohët e lashta orizi ishte një simbol i pjellorisë dhe fatit të mirë. Dhe këtu zbulohet misteri.

  1. Nga Venusi dhe Marsi...

Është e martë ose e premte pra nuk martohemi, nuk fillojmë asnjë festë, nuk i japim valles nisjen. Kjo është për shkak se Marsi ishte zot i luftës dhe e premtja ishte dita kur u krijuan shpirtrat e këqij, sipas Kabalës. Sot kjo është vetëm një proverb, i cili shpesh ndikon në zgjedhjen e ditës edhe nëse nuk e dini origjinën e saj.

 4. Hedhja e buqetës me lule 

Kush e kap atë do të jetë ai ose ajo, njeriu me fat që do të martohet brenda vitit. Kjo është për shkak se dikur buqeta ishte e përbërë vetëm nga lule portokalli, lulet e martesës sipas definicionit, kjo do të thotë bollëk dhe pjellshmëri. Edhe pse sot, në realitet, buqetat mund të bëhen nga shumë lule të ndryshme, besimi në fatin që sjell mbetet.

5. Buritë që tingëllojnë si të çmendura 

Të gjithë e dinë kur buritë e çmendura në rrugët e një qyteti gëlojnë ndërsa po kalon nusja. Por në fakt kjo praktikë, e cila mund të duket mjaft e "zhurmshme", vjen nga supersticioni i lashtë se duke bërë kështu, u larguan frymët e liga (e njëjta gjë është e lidhur për kanoçet e lidhura prapa makinës). E pabesueshme, apo jo?

6. Nusja e lagur, nusja me fat 

Natyrisht, gjithkush imagjinon se është një mënyrë për t'i dhënë një ngushëllim të vogël porsamartuarve. Në fakt, kjo thënie origjinën e ka nga fakti se, në të kaluarën, shiu ishte një simbol i pastrimit, bollëkut dhe fatot të mirë. Për këtë arsye, mos e humbni shpresën nëse dita e dasmës tuaj do të jeë me shi.

7. Unazat që bien i mbledh vetëm prifti 

Në të kaluarën, rënia e unazave ishte një shenjë e keqe dhe madje besohej se rënia e tyre gjatë ceremonisë përbënte një gabim në zgjedhjen martesore. Arsyeja pse prifti mund t’i mblidhte ushte se, prifti ishte i vetmi që mund të kundërshtonte fatin nëpërmjet besimit në Zot.

 *përkthyer nga www.alfemminile.com

Shpërndajeni me miqtë tuaj: