Shqiptari, heroi i ditës në Firence, shpëroi nga mbytja në lum italianin 86 -vjeçar

Shqiptari, heroi i ditës në Firence, shpëroi nga mbytja në lum italianin 86 -vjeçar
Një shqiptar është kthyer në hero në qytetin e Firences, pasi ka i ka shpëtuar jetën një të moshuari.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dje rreth orës 16:30 minuta, kur një i moshuar italian, 86 vjeç ishte hedhur nga ura e San Nikolos në Firence në ujërat e lumit Arno.

Skena është parë e gjitha nga një shqiptar 42 vjeç, me aftësi të kufizuara në të folur dhe dëgjuar, i cili po udhëtonte në makinë, së bashku me një grua shqiptare po me aftësi të kufizuar.

Sapo ka parë të moshuarin që ka rënë në lum, shqiptari kishte ndaluar makinën dhe është hedhur në ujërat e Arno-s dhe ka mundur ta shpëtojë duke e nxjerrë në breg të moshuarin.

I moshuari mësohet se është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shqiptari është falënderuar nga autoritetet vendore.

/l.k./

Marrë nga www.lanazione.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: