Shkatërrohet banda shqiptare e prostitucionit në Itali, 4 të arrestuarit fitonin 6 mijë euro nata

Shkatërrohet banda shqiptare e prostitucionit në Itali, 4 të arrestuarit fitonin 6 mijë euro nata
Katër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane në Asti, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Tre burra të moshës nga 29 në 33 vjeç, G.E., K.F., S.E., dhe prostituta J.A., 28 vjeç u prangosën nga policia.

Sipas akuzës, këta favorizonin e shfrytëzonin prostitucionin duke nxjerrë në rrugë rreth dhjetë vajza të reja në rrugën Savona dhe rrugën Alessandria.

Hetimet e operacionit ‘New generation’ nisën më 2016 për shkak të disa kërcënimeve me vdekje karshi disa prej vajzave për shkak të afrimit me një bandë rivale e cila kërkonte të merrte të rejat, njëra prej të cilave i mbushi 18 vjeç gjatë kohës së prostituimit.

‘Janë edhe gjashtë persona të tjerë të përfshirë’, shpjegon komandanti i skuadrës së lëvizshme të Astit, Loris Petrillo, gjatë konferencës së shtypit në kuesturë. Secila prej vajzave fitonte deri 600 euro në natë, e për rrjedhojë 6 mijë euro nata fitim për shqiptarët.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: