SHIFRA REKORD/ Ujdi mes PSG e Realit? Mbappe në Madrid për 272 mln euro

SHIFRA REKORD/ Ujdi mes PSG e Realit? Mbappe në Madrid për 272 mln euro
Me largimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos, i cili synohet nga Juventus, Kylian Mbappe të ardhmen e sheh gjithnjë e më afër Realit të Madridit.

Kjo është ajo që ka deklaruar në “Twitter” gazetari francez, Baptiste Ripart, i cili i referohet burimeve të besueshme dhe madje më parë kishte bërë të ditur rinovimin e Griezmann dhe kalimin e Lemar tek Atletico Madrid.

Sipas tij, Reali i Madridit dhe Paris SG kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 19-vjeçarit i cili po shkëlqen në Botërorin e Rusisë me Francën.

Akordi mes dy klubeve për kalimin e Mbappe te Reali është arritur për vlerën e 272 milionë eurove, shumë që e bën Mbappe  futbollistin më të shtrenjtë në botë.

Neymar kaloi gjatë verës te PSG nga Barcelona për shifrën rekord 222 mln euro.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: