SHANSI I ARTË/ Franca, kombi i tretë në Europë më i suksesshëm në botëror  

SHANSI I ARTË/ Franca, kombi i tretë në Europë më i suksesshëm në botëror  
Vendi i katërt në botërorin 1982, i treti në ’86, kampione për herë të parë në vitin 1998 dhe nën-kampione bote në vitin 2006.

Ishte koha e Platini dhe e Zidane.

Kjo është historia e Francës në finalet e Kupës së Botës.

Sot ka ardhur koha e Mbappe dhe Griezman.

Në “Rusi 2018” “gjelat” prekin finalen e tretë në histori dhe shihen si favoritë për të ngritur trofeun e dytë të Kupës së Botës.

Në një rast të tillë, Franca do të jetë kombi i dytë evropian, pas Gjermanisë (4) dhe Italisë (4), që ngre më tepër se një herë trofeun e botërorit.

Spanja dhe Anglia janë dy ekipet e tjera evropiane, që kanë siguruar nga një trofe në finalet e deritanishme të botërorit.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: