Shalqiri dhe përfitimet në shtatzëni

Shalqiri dhe përfitimet në shtatzëni
Edhe shumë pak ka ngelur nga ardhja e stinës së verës. Por bashkë me të vijnë edhe ushqimet e shijshme dhe të freskëta.

Disa fruta të verës janë: Qershitë, kajsitë, kumbulla, pjepri dhe shalqiri. Këto fruta janë ideale për një sallatë. Shalqiri është i pasur me ujë, kripëra minerale dhe vitamina. Është një aleat i shkëlqyer për nënën shtatzënë dhe për fetusin. Shalqiri përveçse i jep një shije të mirë sallatës mund të shijohet dhe si akullore. Vetëm në rast se mjeku ja u heq nga dieta për arsye shëndetësore është mirë të mos e konsumoni Për të shuar etjen në verë lëngu i shalqirit është një alternativë shumë e mirë.

Por cili është sekreti për të zgjedhur shalqi të shijshëm?

Disa njerëz përdorin trokitjen. Nëse tingujt që dalin janë të “fortë” atëherë ai është “i bërë mirë”. Ata që jetojnë në fshat kanë një stil tjetër. Shikojnë bishtin. Nëse bishti është i gjelbër dhe jo i thatë atëherë kjo është një shenjë e mirë. Dieta me shalqi është shumë efektive në verë. Duke marrë parasysh përbërësit e shalqirit i cili është i pasur me ujë, kripëra minerale dhe vitamina atëherë ai është në gjendje të pastrojë trupin në mënyrë të shkëlqyer. Dieta e shalqirit nuk është e përshtatshme për një grua shtatzënë. Ashtu si të gjitha dietat, është mirë që të flisni me një specialist për të shmangur problemet shëndetësore. Edhe nga farat e zeza të shalqirit keni përfitime. Nëse ato thahen kanë shije të njëjtë me ato të lajthive. Ato janë të pasura me proteina, hekur, magnez dhe ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Kaloritë e shalqirit: Shalqiri është një fryt i pasur me ujë dhe me shumë pak yndyrë. 100 gramë shalqi përmbajnë vetëm 30 kalori, kështu që ne mund ta konsumojmë këtë frut pa frikën se do të shtojmë në peshë.

Çfarë përfitoni nga shalqiri? Përfitimet qe keni nga shalqiri bëjnë të mundur lehtësimin e shumë sëmundjeve. Duke qenë se është i pasur me shumë hekur dhe vitamina, ndihmon në lidhje me aneminë duke i dhënë energji nënës në ditët më të nxehta. Gjithashtu shalqiri në shtatzëni stimulon zorrët dhe ndihmon në lidhje me kapsllëkun.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: