Sekreti i trajnerit të Anglisë: Futbollin e përshtati me spektaklin e basketbollit nga NBA

Sekreti i trajnerit të Anglisë: Futbollin e përshtati me spektaklin e basketbollit nga NBA
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, i cili mbahet mend si lojtar më tepër sepse humbi një 11-metërsh në eliminimin e skuadrës së tij kombëtare në gjysmëfinale të Euro 96, çka i shkaktoi  eliminimin, gjeti kohën për t’u “hakmarrë” me historinë e dhimbshme.

Anglia e drejtuar prej tij surprizoi fillimisht në grupe me fitoret ndaj Tunizisë dhe Panamasë, si dhe eliminoi Kolumbinë e Suedinë, për të prekur gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Suksesin, mediat britanike, ia dedikojnë edhe një fakti interesant.

“Gjatë një udhëtimi në SHBA në muajin shkurt, Southgate shkoi dhe ndoqi një ndeshje të NBA, mes Minnesota Timberwolves dhe Ne Orleans Pelicans, ku shfaqi interes mbi taktikat e ekipeve dhe paraqitjen e tyre.”

Ai përgatiti një plan pune, që e përshtati me ekipin kombëtar të Anglisë, duke i sjellë risi ekipi dhe rezultoi i suksesshëm.

“Tre Luanët” kanë pasur historikisht lojtarë me emër, por kanë dështuar në finalet e botërorit, sidomos në tre dekadat e fundit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: