Rona shpejt ndryshon “status”

Rona shpejt ndryshon “status”
Zëri i saj është mahnitës dhe karriera e saj është shembullore por ajo mbetet mjaft e rezervuar në jetën private.

Ka ndërruar edhe pamjen e saj këto kohët e fundit, sepse ka shkurtuar flokët, janë zhdukur elementët ekstravagantë, e ka filluar të grimohet ca më shumë.

Por mësuam se së shpejti ajo pritet të ndërrojë edhe status civil.

Sepse do të jetë fillimi i vjeshtës që do e gjejë Ronën të martuar me djalin me të cilin bashkëjeton prej shumë vitesh në Prishtinë.

Por Rona e ka zgjedhur partnerin e jetës nga Tirana dhe me të ka vendosur të bëjë një dasmë tradicionale në Tiranë.

Të tjerat po jua lemë surprizë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: