Refuzoi kushtet e afruara nga Kukësi, Enea Koliçi zyrtarisht i Flamurtarit

Refuzoi kushtet e afruara nga Kukësi, Enea Koliçi zyrtarisht i Flamurtarit
Enea Koliçi portieri 32-vjeçar, do të jetë zyrtarisht pjesë e Flamurtarit.

Koliçi pas 3 sezonesh te Kukësi konfirmoi vlerat e tij, duke fituar edhe grumbullimin në Kombëtare. Ai pati pretendime mbi rinovimin e kontratës me Kukësin dhe humbi papritmas vendin e titullarit duke u lënë jashtë skuadrës për ndeshjet në Champions. Kukësi kalpoi një tur dhe barazoi pa gola në turin e dytë që u zhvillua në Shkodër, ndaj Qarabag, por një ditë pas këtij takimi Koliçi bëhet një ish-portier dhe firmosi me Flamurtarin, duke u vënë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja.

Koliçi është zyrtarizimi i pestë i Flamurtarit pas Bathës, Kotobellit, Beqajt dhe Toungaras.

Pasaporta:

Emri : Enea Koliçi

Datëlindja: 13 Shkurt 1986

Vendlindja: Pogradec

Shtetësia: Shqiptare

Roli: Portier

Karriera :

2018 – Flamurtari F.C

2015 – 2018: FK Kukësi

2014 – 2015: Olympiakos Volos ( Greqi )

2013 – 2014: Iraklis Thessaloniki ( Greqi )

2012 – 2013: Flamurtari F.C

2011 – 2012: Panserraikos Serres ( Greqi )

2010 – 2011: Odysseas Kordeliou ( Greqi )

2009 – 2010: Olympiakos Volos ( Greqi )

2006 – 2009: Iraklis Thessaloniki ( Greqi )

Shpërndajeni me miqtë tuaj: