Recetë gatimi: Kungull furre me djathë e shegë

Recetë gatimi: Kungull furre me djathë e shegë
kungull i verdhë

2-3 lugë vaj ulliri

kripë e piper i zi

degë rozmarine,

djathë i bardhë

ca kokrra shege.

Lani lëkurën e kungullit mirë pasi do ta përdorim me gjithë lëkurë dhe priteni në feta të holla. Pastrojeni nga farat. Vendosini në një enë të bollshme ku do të shtoni, vaj, piper, kripë, paprika. Përzieni mirë dhe renditini në një tavë me letër furre poshtë. Vendosni disa degë rozmarine nëpër kunguj për t’i aromatizuar. Vendosini të piqen. Vetëm minutat e fundit ngrijeni temperaturën e sobës për ta thekur mirë sipërfaqen e kungullit. Kur ta shërbeni shkërmoqini sipër djathë të bardhë dhe kokrra shege.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: