Rama njoftoi arritjen e marrëveshjes me Greqinë, mediat shqiptare dhe greke, jehonë intervistës në Albanian Free Press dhe IBNA

Rama njoftoi arritjen e marrëveshjes me Greqinë, mediat shqiptare dhe greke, jehonë intervistës në Albanian Free Press dhe IBNA
Të gjitha mediat shqiptare, televizione, radio, gazeta dhe portale informative, si dhe plot të tjera greke, publikuan dy ditët e fundit, intervistën ekskluzive që Kryeministri shqiptar Edi Rama, dha në Londër për gazetën e përditshme “Albanian Free Press” dhe portalin e Ballkanit, “Independent Balkan News Agency”.

Në këtë intervistë që Rama i dha gazetarit dhe botuesit Spyros Sideris, njoftoi për herë të parë se faktikisht marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë, është arritur.

Këtë pohim, z.Rama e bëri kur u pyet nga gazetari Sideris se çfarë ai pret, në lidhje me zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë?

Z.Rama tha: “Zgjidhjet e deritanishme midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe zgjidhja mes nesh dhe Greqisë janë një tregues mjaft i qartë se aty ku ka vullnet, ka dhe një rrugë për zgjidhje. Pavarësisht se zgjidhja midis Serbisë dhe Kosovës nuk është e lehtë, unë jam besimplotë se ajo do të vijë”.

Intervistën e plotë në shqip e gjeni këtu dhe në anglisht e gjeni këtu.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: