Qeveria vendos bonusin, aeroporti i Kukësit jepet me koncesion PPP

Qeveria vendos bonusin, aeroporti i Kukësit jepet me koncesion PPP
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave u miratua bonusin për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion.

Këshilli i Ministrave vendosi bonusin 8% në procedurën e përzgjedhjes për konsorciumin e krijuar nga shoqëritë “Kastrati sh.a” dhe “T.M.D Systems LTD” për dhënien me koncesion/PPP të aeroportit të Kukësit.

Ndërtimet e aeroportit përfunduan në vitin 2006, por nuk është vënë asnjëherë në funksion, ndërkohë që kryeministri Rama paralajmëroi para disa muajsh se aeroporti i Kukësit do të jetë operativ në vjeshtë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: