Qeveria merr 50 mln dollarë hua për rrugët, shlyhen për 30 vite

Qeveria merr 50 mln dollarë hua për rrugët, shlyhen për 30 vite
Qeveria shqiptare pritet të marrë një hua prej 50 milionë dollarësh, e cila do të shpenzohet për projektin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale.

Marrëveshja që do të lidhet me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim nga mbërritur për diskutim në Kuvend, ndërsa parashikohet që shlyerja e huasë të bëhet për një periudhë prej 29.5 vite.

Referuar relacionit të projektligjit, efektet e pritshme nga zbatimi i këtij projekti lidhen me rehabilitimi i rrugëve rajonale dhe lokale, duke ofruar një lidhje më të mirë dhe më të sigurt me rajonet e përfshira ku jetojnë e punojnë rreth 80 000 banorë. Po ashtu, pritet  përmirësimi i klimës së qëndrueshmërisë në rrjetin rrugor, çka do të ndihmojë në përfitimin e një aftësie të qëndrueshme dhe të dëshiruar në sigurimin e shërbimeve të transportit.

Një pjesë e huasë do të shkojë edhe për ngritjen e kapaciteteve të bashkive  për të menaxhuar dhe mirëmbajtur rrjetet rrugore. Po ashtu, parashikohet mbështetja e bashkive të përzgjedhura për implementimin e programeve të zhvillimit rural, përfshirë dhënien e këshillave për vlerësimin e potencialit të tregut në nivel fshati për të përcaktuar se cilat aktivitete prodhuese japin kthimin më të lartë, përgatitjen e propozimeve për investime për të përdorur fondet e grantit të disponueshme në programin “100 fshatrat” ose në programet e tjera të zhvillimit rural për të adresuar kërkesat e tregut dhe zbatimin e aktiviteteve të lartpërmendura.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: