Programi “1 miliard”, nis gara për një koncesion të ri me PPP

Programi “1 miliard”, nis gara për një koncesion të ri me PPP
Një tjetër projekt koncesionar në formën e Partneritetit Publik Privat po merr rrugë. Fjala është për projektin e rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Dukat, rreth të cilit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur dje zyrtarisht garën për koncesionin në formën e PPP-së.

Si pjesë e programit “1 miliard”, ashtu si për rrugët e tjera që do të jepen me këtë formë koncesioni, kontrata e parashikuar ka një afat 13-vjeçar, 3 vjet për ndërtimin, ndërsa 10 vjet për mirëmbajtjen e rrugës.

Teksa rreth 50.5 milionë euro është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për projektin e kësaj rruge.

Kjo rrugë konsiderohet një projekt strategjik për zhvillimin e zonës së bregdetit në 50 vitet e ardhshme. Ajo ka një gjatësi prej 14.7 kilometra dhe nis në rrugën e Portit të Jahteve, për të kaluar më pas në Bypass-in e Orikumit dhe duke përfunduar në Dukat në Urën e Shën Elizës.

Shpejtësia e rrugës me dy korsi, do të rritet nga 40 km/h aktualisht, në 60-100 km/h.

Gjithashtu, projekti parashikon ndërtimin e disa veprave të artit, tre ura të mëdha dhe dy mbikalime.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: