PROCESI I VERIFIKIMIT/ Vetingu e zbulon të dënuar në Itali për vjedhje, gjyqtari: Doja të shpëtoja nipin

PROCESI I VERIFIKIMIT/ Vetingu e zbulon të dënuar në Itali për vjedhje, gjyqtari: Doja të shpëtoja nipin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjatë seancës së djeshme dëgjimore, ka zbuluar se gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza ka qenë i dënuar në Itali në vitin 1999, me 40 ditë burg dhe 10 mijë lireta. Ndërkohë, që gjyqtari është mbrojtur duke thënë se atij iu desh ta pranonte vjedhjen e kryer në atë kohë, vetëm për hir të nipit të tij

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë është zbuluar se ka qenë i dënuar para rreth 20 viteve në Itali për vjedhje.

Fjala është për Admir Thanzën, i cili doli dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe u akuzua se ndaj tij ka rënduar një dënim në Itali, që në vitin 1999 për vjedhje kryer në bashkëpunim, me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Gjyqtari është mbrojtur se e ka kryer këtë dënim, porse nuk e ka kryer ai aktin e vjedhjes, por një person tjetër. Dhe sipas tij, ai ka e marrë përsipër këtë vepër penale, për shkak të rrethanave familjare. “

Nuk e kam kryer unë aktin e vjedhjes, por një person tjetër, ndërsa e mora përsipër për shkak të rrethanave familjare. Shkova në Itali për të parë nipin 9-vjeçar që vuante nga një sëmundje e rëndë. Nëna e tij që bëri gabimin, ishte kujdestarja ligjore dhe nëse ajo deportohej, nipi rrezikonte jetën. Unë sakrifikova dhe e pranova. Jam krenar që e bëra këtë akt human dhe s’dua të më paragjykoni, sepse ai sot është 28 vjeç dhe është jurist jashtë vendit. Më trajtoni njëlloj si të gjithë gjykatësit e tjerë”, ka thënë gjyqtari Thanza, i cili figuron të jetë edhe kandidat për në KLGJ, ndërsa nuk i ka mbajtur dot lotët para trupës gjykuese.

Kjo e fundit,  pritet të marrë vendimin përfundimtar për gjyqtarin në fjalë më datë 17 korrik, nëse do kalojë apo jo vettingun.

Teksa ai ka rezultuar edhe me probleme të deklarimit të rremë të pasurisë së tij, sipas raportit të depozituar nga ILDKPKI-ja.

Nga ana tjetër, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dje doli edhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri, pasuria e të cilit u vlerësua si jo e rreme dhe verifikimi i figurës si i pastër.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: