PREZANTIMI/ Premton ndryshime, Luis Enrique: Spanja s’ka nevojë për revolucion

PREZANTIMI/ Premton ndryshime, Luis Enrique: Spanja s’ka nevojë për revolucion
Trajneri i ri i Spanjës, Luis Enrique, u prezantua në stolin e Kombëtares duke premtuar surpriza.

“Ishte kënaqësi që karriera më gjen edhe si futbollist edhe si trajner në ekipin kombëtar. Dua të falënderoj presidentin dhe Molina,” – tha Enrique, që pasoi Fernando Hierro në stolin e Spanjës.

“Sfida jonë e parë është të fitojmë kompeticionet e rëndësishme në të ardhmen, siç është ai pas dy viteve. Do t’i nënshtrohemi një analize të thellë rreth asaj që ka ndodhur, duke përfshirë edhe punën e mirë që kanë bërë Julen Lopetegui e Fernnado Hierro”.

Ai pranoi se dështimi i Spanjës në Botëror ishte edhe më e dhimbshme, sepse të gjithë prisnin më shumë nga Spanja me paraqitjet dhe rezultatet e arritura duke u kualifikuar bindshëm në botërorin Rusia 2018.

Ish-trajneri i Barcelonës tha se nuk do të ketë revolucion në kombëtaren e Spanjës, me marrjen e detyrës prej tij, por ndryshime të mëdha dhe të domosdoshme.

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: