Presidenti flet për blerje, Hysaj bën gati valixhet drejt Londrës 

Presidenti flet për blerje, Hysaj bën gati valixhet drejt Londrës 
Ancelotti nuk e ka më të preferuar mbrojtësin kuqezi, si Sarri dikur

Në Napoli flitet se presidenti de Laurentis po kërkon që të gjejë një zëvendësues për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Duket sa mbi insistimin e tij fshihet edhe dëshira e lojtarit për t’u larguar, teksa trajneri Sarri e pret te Cheslea.

“Darmian? Ai është një lojtar interesant, por për të pranojmë vetëm një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje. Arias? Bisedimet për të vazhdojnë, të presim çdo të ndodhë? Alternativa të tjera? Henriks i Leverkuzenit më pëlqen, por nuk kemi pasur ende një bisedim konkret”, tha presidenti i Napolit, De Laurentis.

Darmian është lojtar që luan në rolin e Hysaj dhe shihet shumë pranë marrëveshjes.

Mbrojtësi kuqezi ka një klauzolë largimi deri në 50 mln euro dhe nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Napolin.

Me largimin e Sarri, trajneri që e mori nga Empoli te Napoli, Hysaj nuk ka të njëjtin besim si dikur teksa trajneri i ri Carlo Ancelotti bazohet në ide të tjera dhe ka kërkuar përforcime të tjera, duke vënë presidentin në dilema të mëdha.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: