PRAG-ÇEREKFINALJA/ Antoine Griezmann: Uruguai, kombi im i dytë

PRAG-ÇEREKFINALJA/ Antoine Griezmann: Uruguai, kombi im i dytë
Uruguai përballet me Francën në çerekfinale të Kupës së Botës dhe Antoine Griezmann është shprehur se ka një lidhje të ngushtë me vendin e Amerikës së Jugut.

Ai këtë lidhje e forcuar gjatë kohës që luante ne rajonin bask.

“Uruguai është vendi im i dytë”, - theksoi ai. “Është një komb dhe një popull që e dua shumë dhe madje kam shumë miq atje. Parashikoj një ndeshje të madhe dhe emocionuese gjithashtu.”

Gjatë shkëlqimit të tij te real Sociedad ai tha se atje takoi mikun e ngushtë, Carlos Bueno, i cili e njohu atë me traditat e Amerikës Latine.

Lëvizja e tij e mëvonshme te Atletico Madrid ishte rekomanduar nga Diego Godin, një tjetër uruguajan, ndërkohë që ka pagëzuar edhe vajzën e shokut tjetër të ekipit spanjoll, Atleti.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: