Policia angazhon 1 mijë efektivë për sezonin turistik

Policia angazhon 1 mijë efektivë për sezonin turistik
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mblodhi prefektët, dhe kërkoi koordinimin e punëve për të përballuar flukset e turistëve, pushues vendas e të juaj, ndërsa janë angazhuar më shumë se 1000 forca policore për sigurinë e pushuesve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kërkon që problematika e viteve të kaluara të mos përsëritet ndaj dhe kërkon disiplinimin e motorëve të ujit ndaj dhe policia ka nisur kontrollet për mjetet ujore.

Për të qenë sa më të sigurtë, efektivët e policisë kanë formuar korridorin e sigurisë, sipas standardeve të të gjitha vendeve me zonë bregdetare.

Policia kërkon bashkëpunimin edhe me pushtetin vendor për mbarëvajtjen  e punëve.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: