Plani i një rikthimi të madh, Dinamo zyrtarizon Jetmir Sefën

Plani i një rikthimi të madh, Dinamo zyrtarizon Jetmir Sefën
Pas disa vitesh mungesë, apo harresë, një ndër ekipet më të suksesshme në historinë e futbollit shqiptar, Dinamo, duket se po rikthehet. Falë një plani ambicioz i presidentit Besnik Sulaj, ekipi i 18 titujve kampionë, më pak se Tirana, si dhe i 16 trofeve të Kupës së Shqipërisë, i shumë emrave legjendarë, kërkon të rikthehet në Kategorinë Superiore.

Ndonëse e mbetur pa shtëpi, Dinamo është gati historia e futbollit shqiptar ku vazhdojnë të gjejnë “strehë” shumë të rinj kryeqytetas. Dhe kjo është ndoshta arsyeja e riorganizimit. Ky brez vështirë se do të njihet me ndonjë ekip tjetër që të numëroj për 50 vjet plot 34 trofe, në dy prej komepticioneve më të rëndësishme të futbollit tonë. Dinamo zyrtarizoi sot blerjen e mesfushorit Jetmir Sefa, si pjesë e planit të saj të madh për t’u ringritur. Priten emra të tjerë në vijim, për kompletimin skuadrës, që kërkon të ringjiten sezonin tjetër në Kategorinë Superiore.

“Jetmir Sefa vishet Blu!

Mesfushori dhe ekipi Dinamovit kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për sezonin e ri.

Sefa i bashkohet ekipit pas një eksperience të gjatë në Superligë, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit në superligën e Kosovës”, shkruhej në njoftimin e klubit”, – ishte njoftimi zyrtar i Bluve kryeqytetas.

Jetmir Sefa eksperiencën e fundit e pati në Kosovë, por më herët ka qenë pjesë e skuadrave elitare në vend, si Tirana dhe Skënderbeu.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: