Pasi u arrestuan për sherr, dy të dehur thyejnë "çfarë u del para" në komisariatin e Pogradecit

Pasi u arrestuan për sherr, dy të dehur thyejnë "çfarë u del para" në komisariatin e Pogradecit
Dy persona në gjendje të dehur ka thyer pajisjet dhe mjetet në komisariat pasi u kapën teksa konfliktoheshin fizikisht me persona të tjerë.

Dy personat S.C dhe B.S, përkatësisht 33 dhe 27 vjeç u shoqëruar në ambientet e komisariatit të Pogradecit pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit.

Me të ardhur në komisariat, të dehurit kanë nisur të kundërshtojnë dhunshëm efektivët e policisë, e më pas kanë nisur të thyejnë pajisjes e zyrës ku po merreshin në pyetje.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

S.Ç., 33 vjeç dhe B.S., 27 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Pasi në datë 08.07.2018, rreth orës 02.00, në Sallën Operative Pogradec, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 5 në Pogradec, po konfliktohen fizikisht disa persona.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë. Shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, ishin konfliktuar me disa qytetarë të tjerë të cilët më pas ishin larguar.

S.Ç., dhe B.S., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, por edhe në ambientet e brendshme të tij, ku kanë dëmtuar pajisje edhe mjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, kryer në bashkëpunim, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike”, njofton policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: