Pas mjekëve, edhe infermierët drejt Gjermanisë

Pas mjekëve, edhe infermierët drejt Gjermanisë
Prej rreth dy vitesh, mjekët dhe infermierët shqiptarë janë masivisht me sy e veshë nga Gjermania. Shoqata e Infermierëve deklaron shifra alarmante për mjekët e larguar dhe veçanërisht për ata që presin të ikin.

“Në Gjermani kanë ikur rreth 2.500 infermierë aktualisht, që nga koha e portalit. Gjithashtu, ne kemi informacion se rreth 2.000 të tjerë janë në proces për të ikur. 2.500, janë që nga janari deri në qershor. Shumica e tyre janë profesionistë që kanë vite punë, nuk është se janë të sapodiplomuar. Profilet që kërkohen më tepër janë kujdesi në familje, në spitalet gereatrike, që e ka më të theksuar Gjermania, Pediatria dhe Reanimacioni”, - Pohojnë drejtues të Shoqatës së Infermierëve.

Infermierët dhe mjekët shqiptarë ikin për një punë më dinjitoze për veten, por lënë pas pikëpyetje të mëdha për shëndetësinë që na pret nesër.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: