Pas aksidentit tragjik i jepet lamtumira familjes Sadikaj, Pacolli: E pamundur të përmbaja lotët...

Pas aksidentit tragjik i jepet lamtumira familjes Sadikaj, Pacolli: E pamundur të përmbaja lotët...
U jepet lamtumira e fundit pesë pjesëtarëve të një familje, që humbën jetën në një aksident të rëndë tragjik, me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve.

Fatkeqësia tronditi opinionin publik shqiptar. Aksidenti tragjik shoi një familje në Kosovë, pjesëtarët e së cilës po ktheheshin për pushime në vendlindjen e tyre, Suharekë. Ata punonin dhe jetonin prej vitesh në Zvicër, ndërsa aksidenti ndodhi dy ditë më parë si pasojë e përplasjes së makinës së tyre BMW, me një autobus pranë Suharekës. Në makinë u shua familja ku udhëtonin çifti i bashkëshortëve, dy fëmijët dhe gjyshja e fëmijëve. Numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, i pranishëm në ceremoninë mortore tha se përpos betimit të tij për të mos qarë, këtë herë ishte e pamundur të përmbante lotët.

Në këto momente është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit. Sot është ditë zie në Suharekë, por besoj edhe në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari. I shprehi ngushëllimet e mia dhe të familjes sime qytetarëve të Suharekës, familjarëve dhe miqve të familjes Sadikaj. Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur,” ka shkruan në mesazhin e tij zv.Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: