Papa lexon mesazhin e veçantë, fanella me firmën e Iniesta vendoset në muzeun e Vatikanit

Papa lexon mesazhin e veçantë, fanella me firmën e Iniesta vendoset në muzeun e Vatikanit
Fanella që veshi Andres Iniesta në “Joan Gamper 2013” e nënshkruar prej tij i është dorëzuar Papa Françeskut. Anna Vives, e cila kishte dizajnuar tipografinë për ekspozitë, u takua me kreun e fesë katolike në Vatikan për të bërë dorëzimin e fanellës së ikonës së futbollit spanjoll, autori i golit të fitores në fitimin e Kupës së Botës, Afrika e Jugut 2010. “Për Papa Françeskun, me shumë dashuri”, ishte mesazhi i Iniesta në fanellën që u vendos në muzeun e futbollit të Vatikanit.

Andres Iniesta u tërhoq nga kombëtarja pas finaleve të Kupës së Botës, si dhe u largua nga Barcelona për të kaluar këtë sezon në Kinë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: