Ndotja në Porto-Romano, Këshilli Bashkiak shpall gjendjen e emergjencës mjedisore

Ndotja në Porto-Romano, Këshilli Bashkiak shpall gjendjen e emergjencës mjedisore
Situata alarmante në zonën e Porto- Romanos ka bërë që ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Durrësit të shpallë gjendjen e emergjencës mjedisore.

Vendimi është marrë në Këshill me unanimitet në mënyrë që Porto Romano të mbyllë dyert për shkak të mos menaxhimit të plehrave dhe situatës emergjencë që ka shkaktuar ndotja mjedisore në zonën në fjalë dhe rrethina.

Këshilli Bashkiak i Durrësit, votoi me 30 vota pro pikën 12 në rendin e ditës, ndërsa vendimi do të hyjë në fuqi brenda 10 ditësh.

Mbetet ende mister mënyra sesi do të zgjidhet ndotja mjedisore në Durrës dhe se ku do të shkojnë plehrat e një qyteti që të paktën në sezonin veror mban qindra mijëra qytetarë e pushues.

 

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: