Ndalohen në Korçë 15 klandestinë sirianë dhe irakianë

Ndalohen në Korçë 15 klandestinë sirianë dhe irakianë
Plot 15 emigrantë të cilët kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme janë ndaluar nga patrulla të policisë kufitare të rajonit të Korçës vetëm në dy ditët e fundit.

Policia sqaron se emigrantet kanë kaluar kufirin me synimin që të mbërrijnë në rrugët nacionale dhe për të vijuar udhëtimin e tyre në veri drejt vendeve të BE. Pjesa më e madhe e tyre ndalohet nga patrulla të policisë kufitare që monitorojnë kufirin.

Të ndaluarit nga policia janë nisur që të gjithë drejt Tiranës në qendrën e azilkërkuesve ne Babrru pasi të gjithë këta shtetas kanë kërkuar azil në Shqipëri.

/l.k./

Foto Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: