Napoli i gjen dublues, Hysaj "telefonon" Sarri-n

Napoli i gjen dublues, Hysaj "telefonon" Sarri-n
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, me largimin e trajnerit Sarri te Chelsea, nuk e ka më të sigurt vendin te Napoli, pas ardhjes së Ancelotti.

Presidenti Aurelio De Laurentiis mësohet se ka arritur marrëveshjen me PSV Eindhovenin për mbrojtësin e krahut të djathtë, Arias, mbi një vlerë 11.5 mln euro. Kolumbiani luan në të njëjtin pozicion ku aktivizohet Elseid Hysaj. Edhe pse futbollisti kuqezi është në kontratë dhe ka një klauzolë 50 mln euro, për shitjen e tij fjalën e fundit do të kate trajneri Ancelotti. Me blerjen e Arias, dhe të një oferte nga Anglia, ai vështirë do të këmbëngulë për të mbajtur Hysajn në ekip.

Më herët është thënë se futbollisti kuqezi mbetet i paprekshëm dhe thjesht do të ketë një konkurrent të denjë për vendin e titullarit. Krahu i djathtë i mbrojtjes ishte pozicioni i vetëm ku Ancelotti nuk kishte një dublues.

Kolumbiani që pritet t’i bashkohet zyrtarisht Napolit do të ketë një pagë 1.6 milionë euro në sezon.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: