Mourinho i "qan hallin” kolegut: Klopp, të qeshë në fund të sezonit! 

Mourinho i "qan hallin” kolegut: Klopp, të qeshë në fund të sezonit! 
Liverpool, merkato 300 mln euro

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho shquhet për ironi dhe ndërhyrje në punët e të tjerëve.

Ai tha se trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp duhet të fitojë trofe me shpenzimet e mëdha.

Trajneri portugez shtoi se presioni ndaj rivalëve do të ndikojë lidhur me shpenzimet e fundit në merkato, teksa të Kuqtë nga janari e deri tani kanë shpenzuar 300 mln për të blerë lojtarë si portierin e Romës Alisson për 75 mln euro, Fabinho (50 mln euro), Xherdan Shaqiri (14 mln euro) e Naby Keita  (58. 6 mln euro).

Liverpool bleu gjithashtu për 84.5 mln euro Virgil van Dijk në muajin janar.

Jose Mourinho duket se i ka "qarë hallin" rivalit, teksa foli pas miqësores mes Manchester United e Milan në Los Angeles.

“Të investosh është mirë, dhe besoj se ata kanë investuar mirë, pasi çdo lojtar i blerë ka cilësi dhe jam i lumtur për këtë.”

Por Mourinho nuk kurseu ironinë për kolegun e tij Klopp, për të cilin shtoi se ai tani mund të jetë u lumtur, “por medoemos duhet të fitojë trofe në fund të sezonit".

Liverpool, finalist i Champions League sezonin e fundit, ndoshta këtë vit i kërkohet ta fitojë atë, sikurse edhe titullin e munguar në Premier League.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: