Modriç, ndaj Anglisë shkruhet historia e Kroacisë

Modriç, ndaj Anglisë shkruhet historia e Kroacisë
Lideri i formacionit kroat Luca Modric, i cili ka luajtur për 4 sezone me Totenhem, flet mbi përballjen gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj anglezëve  

Aranit Muraçi

Të mërkurën në mbrëmje do të mësohet edhe finalja e Kupës së Botës Rusi 2018. Kroacia kërkon finalen e parë në histori, pas gjysmëfinales që arriti në Francë 1998. Luka Modric është lojtari kryesor kroat, i cili mund të bëjë diferencën në fushë. Ai ka luajtur më parë në Angli, për katër sezonesh me Totenhem, kur pjesë e të njëjtin ekip ishte edhe sulmuesi i Anglisë si dhe golashënuesi më i mirë i këtij botërori, Harry Kane.

“Harry ishte ri dhe sapo nisi karrierën”,  tha Modric për kohën kur ishte te Totenhem. Modric kaloi katër sezone në Londër dhe më pas iu bashkua Real Madrid. - “Punonte shumë. Më kujtohet një histori me të, por nuk më pëlqen ta tregoj”, kujtoi Modriç në lidhje me Kane. Modric luajti edhe krah mbrojtësve anglezë Kyle Walker e Danny Rose te Totenhem

“Anglezët janë të rrezikshëm në goditjet standarde,” thotë Modric. “Ata kanë lojtarë si Maguire, Harry Kane e [John] Stones, të fortë dhe që i shfrytëzojnë mirë rastet. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm rreth këtyre detajeve, sepse pësuam dy gola edhe ndaj Rusisë,” – shtoi Modriç, i cili parashikon se kundër Anglisë do të jetë më e vështirë rruga e rrjetës. Disa lojtarë kroatë kanë rezultuar me probleme dëmtimi pas kualifikimit heroik ndaj Rusisë, edhe për faktin se luajtën 120 minuta. Portieri Danijel Subasic pati probleme edhe gjatë lojës, kurse mbrojtësi Sime Vrsaljko u detyrua të largohej në kohë shtesë për shkak të një dëmtimi në gju.

“Anglia vuajti më pak se ne”, tha Modriç mbi kualifikimet e dy ekipeve. “Ne kishim edhe më pak kohë për të rikuperuar. Por jemi para një ndeshje gjysmëfinale. Do të gjemë motivim ekstra, çdo gjë ekstra për të kaluar në finale.” Në përballjen e fundit me Rusinë, Modric u vlerësua lojtari më i mirë i ndeshjes. Trajneri Zlatko Daliç ia ka dalë t’i përshtatë mirë lojtarët e tij, sidomos ata të mesfushës, ku edhe Kroacia spikat me disa nga emrat më të njohur të futbollit në kontinent.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: