Modestia e Buffon, pushime si gjithë të tjerët! 

Modestia e Buffon, pushime si gjithë të tjerët! 
Portieri i PSG-së, Gianluigi Buffon, pas prezantimit në Francë është kthyer për të kaluar disa ditë pushimi në vendlindje.

Buffon ka preferuar Rivierën italiane para përgatitjeve në Azi me klubin e tij të ri.

Portieri legjendar, Gianluigi Buffon, pas pushimeve private do të udhëtojë bashkë me ekipin e tij or fazën përgatitore në Singapor.

Ai ka preferuar një plazh publik dhe pushuesit e tjerë e kanë ndalur shpesh për një foto apo për të takuar një ndër lojtarët më të shquar të Juves dhe Kombëtares Italiane.

Buffon me kontratën e re te PSG do të fitojë 410 mijë euro në javë.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: