Migjen Basha i bashkohet Aris-it, entuziazëm në Selanik

Migjen Basha i bashkohet Aris-it, entuziazëm në Selanik
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, prej së dielës pasdite ndodhej në Selanik, aty ku edhe iu bë një pritje e ngrohtë nga tifozët e Aris, para se ai të ishte zyrtarizuar dhe as nuk e kishte firmosur kontratën.

Por tifozët ishin të bindur se Basha do të jetë futbollisti i skuadrës së tyre.

Mesfushori kuqezi i dha fund aventurës me Bari në Seria B, ndërsa entuziazmi dhe ngrohtësia e tifozëve pas mbërritjes në Selanik i kanë krijuar atij edhe më shumë bindje për të firmosur kontratën dy-vjeçare.

Basha, 31-vjeç, ka luajtur më herët edhe me ekipet zvicerane e italiane si Lausanne, Lucchese, Viareggio, Rimini, Frosinone, Atalanta, Torino, Luzern, Como.

Ai pas mbërritjes në Selanik është takuar me drejtuesit e klubit si dhe me trajnerin spanjoll Paco Herrera Lorenzo, të cilët i kanë prezantuar projektin për sezonin e ri.

Pas firmës dhe prezantimit të mesfushorit të Kombëtares shqiptare me kubin selanikas, një sezon i ri e pret Migjen Bashën.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: