Meta pritet me nderime shtetërore në San Marino, hapet ambasada në Tiranë

Meta pritet me nderime shtetërore në San Marino, hapet ambasada në Tiranë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës shtetërore në San Marino, u prit sot me nderimet shtetërore nga Kapitenët Regjentë, Stefano Palmieri dhe Matteo Ciacci.

Pas interpretimit të himneve kombëtare dhe nënshkrimin në Librin e Miqve të Shquar, Presidenti Meta dhe Kapitenët Regjentë kryesuan takimin midis dy delegacioneve.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e miqësore, të konsolidura në shekuj, mes shqiptarëve e anmarinezëve, si dhe vlerat e larta që dy popujt ndajnë, bujarinë dhe mikpritjen.

Duke iu referuar marrëdhënieve diplomatike, Meta, nënvizoi se megjithëse ato kanë hyrë në dekadën e tyre të pestë, vetëm në dy vitet e fundit janë intensifikuar ndjeshëm dhe po japin rezultate konkrete.

“Qëllimi kryesor i vizitës sime në San Marino është që t’i përkthejmë ndjenjat e konsoliduara të miqësisë recicproke në bashkëpunim të fuqishëm ekonomik e kulturor” u shpreh Meta.

Në këtë aspekt, Meta, vlerësoi përshëndeti vendimin e Qeverisë së San Marinos për të hapur një Ambasadë rezidente në Tiranë dhe theksoi se hapja e saj do t’i japë një shtytje të re këtyre marrëdhënieve.

Me shumë interes u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, operatorve turistikë, dhomave të tregtisë, financës, bujqësisë, arsimit, inovacioniet, bashkëpunimit ndërmjet televizioneve publike, etj.

Presidenti Meta diskutoi me Kapitenët Regjentë të San Marinos edhe mbi sfidat e kërcënimet që dy vendet kanë në këto momente, veçanërisht nga kriza e emigracionit dhe veprimtaria e krimit të organizuar në të dy anët e Adriatikut. U ra dakord që të ketë një bashkëpunim koordinim më të mirë mes strukturave shtetërore të të dy vendeve.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: