Meksika e propozoi  për “Oscar”, Neymar merret në mbrojtje nga legjendat e Brazilit

Meksika e propozoi  për “Oscar”, Neymar merret në mbrojtje nga legjendat e Brazilit
Tetë ekipe kanë mbetur nga finalet e Kupës së Botës. Por ky botëror solli edhe një risi, atë të përdorimit të teknologjisë, që është shoqëruar edhe me kritika.

Kjo pasi ylli brazilian, Neymar, simuloi në një rast kundër Meksikës, duke luajtur rolin e një aktori më tepër se të një futbollisti.

Rasti solli kritika sidomos nga Meksika, që për trajnerin Carlso Osorio, braziliani është i denjë tani për një çmim “Oscar”.

“Turp i madh për futbollin. Lojtarët e mi i lodhën edhe më shumë nga ajo situatë. Loja ndaloi për katër minuta.”

Megjithatë, legjendat e Brazilit, Pele e Ronaldo, janë shprehur pro futbollistit të kombit të tyre, duke e motivuar sjelljen si pjesë të lojës.

Për Pele, që në kohën e tij teknologjia mungonte, vetëm atëherë mund të luhej edhe me krahun e thyer, për të fituar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: