Mbollën kanabis në serën e domateve, arrestohen shqiptarët dhe rumunët

Mbollën kanabis në serën e domateve, arrestohen shqiptarët dhe rumunët
Dy shqiptarë dhe dy rumunë u prangosën nga policia italiane në zonën Macconi në Acates të provincës së Ragusas pasi në fermën në pronësi të 36-vjecarit shqiptar, Andi Sina kishin mbjellë kanabis mes domateve.

Tre të arrestuarit e tjerë janë Enio Toska, 18 vjeç (shqiptar), Maria Alina Lupu 37 vjeç dhe Alexandru Enachi, 18 vjeç me kombësi rumume.

Ka qenë një kontroll rutinë i policisë që konstatoi se brenda serës ku kultivoheshin domate, u gjet një numër i madh rrënjësh marijuane të lartësisë nga 180 deri në 230 cm.

Po kështu u gjetën 10 gramë kokainë në banesën e shqiptarit, Andi Sina, 18 fishekë si dhe një pistoletë.

Mediat italiane shkruajnë se 36-vjeçari shqiptar kishte krijuar një mekanizëm, përmes të cilit vidhte energjinë elektrike që i nevojitej për serën e mbjellë me kanabis.

/l.k./

Marrë nga www.radiortm.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: