Mavraj me trajner privat në Këln, e ardhmja e tij “pezull”

Mavraj me trajner privat në Këln, e ardhmja e tij “pezull”
Mbrojtësi kuqezi u përgjigjet kritikëve

Javën e kaluar, Mërgim Mavraj prishi kontratën me Hamburg dhe është kthyer në Këln.

Në këtë qytet ku edhe banon me familjen 32-vjeçari kuqezi po stërvitet me një trajner privat.

Ai hodhi poshtë kritikat se mosha e pengon për të gjetur sërish një klub elitar.

“Nuk jam në moshën e pensionit. E di që është e vështirë të thuash se ku do të jetë e ardhmja ime. Sigurisht, qëllimi im është Liga e Parë, kudo. Kam disa opsione brenda dhe jashtë vendit.”

Mavraj kërkohet nga dy klube, La Corunja dhe Breshia, por në ligat e dyta spanjolle e italiane, çka e ka detyruar atë të mbetet në pritje të një oferte më të mirë.

Në rast kalimi te Breshia ai do t’i bashkohet debutuesit kuqezi, Emanuele Ndoj.

E ardhmja e Mavraj në Kombëtare do të varet pikërisht nga skuadra e re që do të gjejë dhe ecuria e mëtejshme me të.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: