Marrëveshja arrihet për 105 mln euro, Cristiano Ronaldo zyrtarisht juventin

Marrëveshja arrihet për 105 mln euro, Cristiano Ronaldo zyrtarisht juventin
Sulmuesi i Real Madrid Cristiano Ronaldo konfirmohet si lojtar i Juventus.

Ishte arritur më herët marrëveshja mes palëve, por dje u konfirmua gjithçka, duke i dhënë fund karrierës gati 10-vjeçare të Ronaldos në Madrid.

Juventus pagoi 105 mln euro për kartonin e 33-vjeçarit te Reali, që sapo mbylli botërorin rus me Portugalinë.

Ai para konfirmimit ishte me pushime në Greqi bashkë me familjen, ndërsa atje udhëtoi dje presidenti i Juventus, Andrea Agneli, i cili bindi përfundimisht pesë herë fituesit e Topit të Artë të pranojë ofertën e Zonjës së Vjetër.

Ronaldo pritet të fitojë 30 mln euro në sezon për 4 vjet te Juventus.

Ai i bashkohet ekipit italian pas projektit për Champions që ka Juve, trofe që Ronaldo e fitoi katër herë te Real Madrid dhe madje u largua fill pas triumfit të trefishtë në fund të këtij sezoni.

Për “divorcin” raportohet se pati edhe kontradikta mes tij dhe presidentit Perez.   

 

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: