Luksi dhe epoka e Cristiano Ronaldos: vilë e dyfishtë në Torino

Luksi dhe epoka e Cristiano Ronaldos: vilë e dyfishtë në Torino
Pishinë, palestër dhe një fqinj i jashtëzakonshëm: John Elkann (nipi i Gianni Agnelli).

Ylli portugez ka gjetur shtëpi në Torino dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet me Juventus.

Ai mbërriti në një ditë me diell pasdite vonë në Aeroportin Caselle, me një terminal privat ku mban fëmijën e tij të vogël në krahë, i veshur me një këmishë të bardhë T-shirt, me mëngë të shkurtra, dhe syze të errëta.

Me stërvitjen e djeshme nisi zyrtarisht aventura e Cristiano Ronaldos me bardhezinjtë.

Kjo aventurë e gjen fillimisht kampionin portugez brenda një vilë luksoze ntë Torino: në fakt ai ka blerë dy vila me dy hyrje të veçanta, të zhytura në pyje, në zonën qendrore të qytetit, njërën për familjen.

“Shtëpia” e CR7 ndodhet prapa “Gran Madre”, jo shumë larg shtëpisë së John Elkann.

Siguria është në nivelet më të larta, privatësia do të garantohet nga rojet dhe kamera.

Brenda ka gjithçka: secila vilë ka një pishinë e një palestër,  sepse Cristiano stërvitet çdo ditë edhe në shtëpi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: