Luhatje të reja të euros, zhvillime të pritshme nën efektin e turistëve

Luhatje të reja të euros, zhvillime të pritshme nën efektin e turistëve
Monedha evropiane pritet që të shënojë luhatje të reja në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, teksa sezoni turistik tashmë po hyn në pikun e tij.

Dhe kjo, falë një oferte të shtuar të saj, prej turistëve që do zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet e tyre.

Bashkë me praninë e tyre, ata do të sjellin natyrisht edhe shumë valutë të juaj, e cila do të shtojë praninë e saj para lekut, e kësisoj pritet një forcim i ri i këtij të fundit.

Të mos harrojmë as emigrantët që gjithashtu do të kthehen në shtëpitë e tyre për pushime, e që do të sjellin euro me vete.

Një pjesë e të cilave, pse jo, do të depozitohet edhe nëpër banka, si pjesë e kursimeve të tyre nga puna e vitit, duke shtuar kështu nivelin e depozitave në euro.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: