Luan Rama: Kryeministër i padinjitet dhe lypës shikimesh deri në neveri

Luan Rama: Kryeministër i padinjitet dhe lypës shikimesh deri në neveri
Deputeti i LSI-së Luan Rama deklaron se Kryeministri Rama është “i padinjitet, qesharak, “lypës” shikimesh deri në neveri!”

“I padinjitet!

Vjen vërdallë nëpër sallë e pret që ndokush ta shohë, ta përshëndesë apo në një rast fatlum t’i japë dorën.

Është Kryeministri i vendit tim, është ai “që magjepsi Parisin!” siç kumtoi gjithë pathos e emocion një ish studentja e tij, Ornela Vorpsi më dukej se quhet, që po “magjeps” edhe sallën ku janë mbledhur presidentë e kryeministra të vendeve anëtare të NATO-s!

I padinjitet, qesharak, “lypës” shikimesh deri në neveri!”, shkruan Nënkryetari i LSI-së Luan Rama në rrejtin social.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: